49-vjeçarja goditet në vijat e bardha nga makina ne Berat

49-vjeçarja goditet në vijat e bardha nga makina ne Berat

2933
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, rreth 300 metër lart Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Një automjet, tip Mercedes Benz, me targa AB 367 DI, ka përplasur një grua që ishte duke kaluar në vijat e bardha. 49-vjeçarja e aksidentuar ishte duke kaluar nē vijat e bardha kur mjeti e ka përplasir dhe e ka hedhur në asfalt.

E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër,që fatmirësisht nuk është prekur nga mjeti. 49-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës,që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, 49-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta trasportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Kryqëzimi i Parisit-Stadiumi, shtetasi R.F., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 49 vjeç, e cila u dëmtua lehtë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Sitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

S'KA KOMENTE