48-vjeçari tenton të përplasë me makinë gruan e tij

48-vjeçari tenton të përplasë me makinë gruan e tij

142
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi ka tentuar të përplasë me makinë bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj këtij të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE