38-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Greqi, do të digjte ish-bashkëshorten dhe...

38-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Greqi, do të digjte ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij

298
SHPËRNDAJE

Më 30 mars, në Greqi u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një 38-vjeçar shqiptar kërcënoi se do të digjte ish-bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij. Për këtë ngjarje, shqiptari është dënuar me dy vite e gjysmë burg.

Shqiptari i cili deri më sot kishte gjithsej tetë akuza për dhunë në familje, më 30 mars, kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, pasi kishte frikë, për jetën e saj dhe të fëmijëve, ai i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.

Ish-gruaja e shqiptarit, 29 vjeçe kishte deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur, teksa 38 vjeçari i ka mohuar akuzat e nga ish-gruaja e tij, duke thënë se ato ishin gënjeshtra.

“Kam frikë për jetën time dhe për fëmijët. Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, ka thënë ajo

S'KA KOMENTE