36-vjeçari grek në luftë me jetën pas goditjes me grusht nga boksieri...

36-vjeçari grek në luftë me jetën pas goditjes me grusht nga boksieri shqiptar

8332
SHPËRNDAJE

Një boksier shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke pasi është përfshirë në një sherr me një 36-vjeçar grek i cili tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat raportojnë se sherri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elefsinë, kur 36-vjeçari Thanos Adam është konfliktuar me shqiptarin.

36-vjeçari është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë ndërsa shqiptari është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Boksieri shqiptar i cili është i njohur në zonën e Elefsinës e ka goditur me grusht në kokë 36-vjeçarin dhe e ka lënë të gjakosur në rrugë.

Policia dyshohet se di të dhënat e plota të autorit shqiptar dhe sipas raportimeve është çështje kohe që ai të arrestohet para se të ndodhë një tjetër incident.

S'KA KOMENTE