30-vjeçari masakroi nënën e tij me thikë/ rrefimi i fqinjëve te familjes...

30-vjeçari masakroi nënën e tij me thikë/ rrefimi i fqinjëve te familjes Çobaj në Patos

2692
SHPËRNDAJE

Klaudio Çobaj ditën e sotme ka kryer një krim të rënë në Patos duke masakruar me thikë nënën e tij, Donika Çobajn.

Burimet bëjnë me dije se pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme i riu ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj të cilës i ka shkaktuar plagë të shumta në qafë, bark dhe këmbë. Por komshinjtë e familjes Çobaj kanë fjalët më të mira për djalin 30-vjeçar i cili ditën e sotme është arrestuar nga uniformat blu për krim në familje.

“Ai cuni të vriste Zoti për të! Jemi habitur, cuni ishte i urtë sa nuk ka më ku të shkonte”, tha komshia me lot në sy.

Si familje e shkëlqyer. Punonte në emigrim, vinte ikte. Burrin nuk e ka ajo gruaja. Ai e di hallin. Nuk kishin fare konflikte dhe sherre ishte një djalë i shkëlqyer”, u shpreh një banor i zonës.

Ky djali ishte në Gjermani vinte dhe ikte. Një vajkzë tjetër e kanë në itali. Absolutisht nuk kanë pasur konflikte. Djalin e kishte kapur kovidi dhe prandaj erdhi nga Gjermania, e kaloi por i kishte mbetur një kollë, mbase ka pasur ndonjë gjë nga Covidi, sdi ca të them. Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Unë e kam pasur gjitone ngjitur me derën dhe skemi dëgjuar asnjë debat. Unë isha për vete sot në spital. U çmenda kur e dëgjova si lajm. Asaj i ka vdekur burri që 37-vjeç, mezi i rriti fëmijët, familje e shkëlqyer, mbase ka qenë momentale. Nuk e di a përdorte alkool. Ky ishte djali më i mirë në një lagje”, tha komshia e familjes Çobaj.

Policia njofton se Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën

S'KA KOMENTE