3 kamionë ngarkohen me thasë në Fier, pritet ekspertiza! Pjesë e operacionit...

3 kamionë ngarkohen me thasë në Fier, pritet ekspertiza! Pjesë e operacionit dhe efektivë të policisë malazeze

1859
SHPËRNDAJE

Teksa forca të shumta policore ndodhen në zonën e “Frakulles se Madhe “në Fier, kamionët do të do të marrin thasët që pretendohet se ishin të mbushur me pleh kimik dhe me kokainë.

Deri në këto momente janë 3 kamionë të ngarkuar që po transportojnë thasët që t’u bëhet ekspertiza. Burime bëjnë me dije se në këto thasë janë gjetur fishekë (ashtu siç konstatoi kryeplaku i fshatit) por ende nuk konfirmohet se ka lëndë narkotike.

Në këtë operacion ndodhen edhe efektivë të policisë malazeze e cila po asiston policinë shqiptare.

S'KA KOMENTE