23-vjeçarja u abuzua seksualisht nga kryeplaku i fshatit! Dëshmia e rëndë e...

23-vjeçarja u abuzua seksualisht nga kryeplaku i fshatit! Dëshmia e rëndë e nënës

623
SHPËRNDAJE

29-vjeçari nga Vithkuqi Ervis Rrapo ,i cili është dhe kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare.

Nëna e 23-vjeçares që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, tregon ngjarjen .Sipas dëshmisë, vajza u përdhunua në shtëpinë e saj kur prindërit po punonin në tokën bujqësore.

Ishim në arë. Vajzën e lamë në shtëpi. Erdhi burri dhe gjeti djalin të zhveshur në korridor. Ai ishte i pirë. Vajza më tha se gjithçka ndodhi pa dëshirën e saj. Kur e gjeti burri në shtëpi, ai iku me vrap. Burri e ndoqi që të sqaroheshin, por ai na ofendoi.

Me djalin nuk takoheshim më parë, kishim hyrje dalje si të gjithë fshatarët. Nuk kemi pasur konflikte më parë. Vajza nuk është mirë, është tronditur”.

Kallëzimin në polici e ka bërë babi i vajzës e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.Pas arrestimit të Ervis Rrapos, ka reaguar dhe nëna e tij Ervehe Rrapo e cila shpreh se djali i saj nuk e ka përdhunuar 23-vjeçaren dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me atë familje.

S'KA KOMENTE