“200 thasë pleh i përzierë me kokainë në laborator,” flet kryeplaku: Pronari...

“200 thasë pleh i përzierë me kokainë në laborator,” flet kryeplaku: Pronari i banesës, ish-kryetari i komunës Frakull

915
SHPËRNDAJE

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar për mediat informacionet që ai kishte rreth vendit që ishte kthyer në laborator kokaine. Muaçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili siç tha dhe kryeplaku për mediat, është ish-kryetar i komunës Frakull

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune.

Kujtojmë se një megaoperacion i zhvilluar mes DEA-s dhe SPAK dhe policisë malazeze është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kuadër të të cilit u zbulua edhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

S'KA KOMENTE