200 kriminelë të rrezikshëm do transferohen nga Britania për të vuajtur dënimin...

200 kriminelë të rrezikshëm do transferohen nga Britania për të vuajtur dënimin në Shqipëri

3020
SHPËRNDAJE

200 kriminelët më të rrezikshëm do transferohen nga Britania në Shqipëri

200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë do të deportohen nga Britania e Madhe për të kryer pjesën e mbetur të dënimit të tyre në burgjet shqiptare, në bazë të një marrëveshjeje shumëmilionëshe nga Mbretëria e Bashkuar.

17 shqiptarë me burgim të përjetëshëm, duke përfshire vrasësin e mësueses Sabina Nessa, Koçi Selamaj, pritet të jenë të parët nga 200 vrasësit dhe bosët e drogës, të cilët do të vuajnë dënimin e mbetur në burgjet shqiptare.

Selamaj u dënua me burgim të përjetshëm për rrahjen dhe mbytjen e Sabinës në një park të Londrës.

Ai ka vuajtur deri tani vetëm dy vite nga dënimi i tij, që do të thotë se Britania do të paguajë Shqipërinë për ta mbajtur atë dhe të burgosurit e tjetër për vitet e mbetura të dënimit.

Kjo vjen pas muajve negociata mes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Doëning Street në mars të këtij viti.

Dy qeveritë janë afër marrëveshjes pasi Shqipëria i bëri presion Britanisë së Madhe që të financonte vuajtjen e dënimit të tyre për kushtet e tyre të plota të burgut dhe Britania kërkoi garanci se burgjet e shqiptare ishin në nivel për të shmangur çdo pretendim për të drejtat e njeriut dhe se shqipëria kishte vende të mjaftueshme për t’i mbajtur në burgje.

Sipas një tjetër marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë gjithashtu lirohen një vit më herët nga përfundimi i dënimit të tyre, si dhe u jepen 1,500 paund nëse pranojnë të dëbohen në Shqipëri dhe të mos kthehen më kurrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë marrëveshje theksohet që vetëm shqiptarët e burgosur për më shumë se katër vite do të kenë të drejtën për transferimin e burgut, e cila hyri në fuqi muajin e kaluar.

Mësohet se autoritetet britanike kanë identifikuar të gjithë shqiptarët me burgim të përjetshëm që synohet të jenë të parët e transferuar. Mes tyre mendohet se janë hajdutë që vranë një 21-vjeçar në tentativë për t’i vjedhur drogën, një mashtrues që vrau një çift të moshuarish dhe një tjetër që vrau një shpërndarës droge.

“Qeveria vazhdon të punojë ngushtë me Qeverinë Shqiptare, duke përfshirë largimin e shkelësve shqiptarë nëpërmjet Marrëveshjes për Transferimin e të Burgosurve”, tha një zëdhënës i Ministrisë britanike të Drejtësisë.

Ndërkohë që shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells me 1,336 të burgosur.

S'KA KOMENTE