10 raste ne Fier nga pickimet nga neperka ,merimanga dhe akrepi

10 raste ne Fier nga pickimet nga neperka ,merimanga dhe akrepi

2780
SHPËRNDAJE

Stina e veres ka sjelle pervec temperaturave te larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.Vetem gjate periudhes Maj-Qershor ne spitalin Rajonal ne Fier jane paraqitur 5 raste nga pickimi i neperkes dhe gjarperit si dhe 3 raste nga pickimi nga merimanga dhe 2 nga akrepi duke e cuar 10 ne total numrin e tyre

Rastet ne fjale kane ardhur nga zonat e rrethit Fier e Mallakaster ku fermeret ne kete periudhe jane te ekspozuar per shkak te puneve ne bujqesi. Sipas bluzave te bardha te gjithe personat e pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kane shpetuar rrezikut nga vdekja

Mjeku ka shpjeguar se ne kete periudhe helmi i zvarranikeve dhe insteketeve eshte shume i koncentruar dhe viktimat e tyre jane te rrezikuar nga helmi vdekjeprures.

Mjeku intoksikolog ka drejtuar keshilla per te gjithe fermeret per te pasur kujdes ne punet ne bujqesi pasi kjo periudhe me ngrohjen e temperaturave shenon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.

S'KA KOMENTE