ZVA Rroskovec eshte kthyer ne cerdhe korrupsioni e tarafesh.

ZVA Rroskovec eshte kthyer ne cerdhe korrupsioni e tarafesh.

2758
SHPËRNDAJE


Ndodhemi në qytetin e Rroskovecit, në shkollën 9 vjecare “Alush Grepcka”, pasi Mimoza Kola, ish-drejtoreshë në këtë shkollë, ka drejtuar në “Stop” ankesën e saj.Ajo tregon, se prej 30 vitesh ka në arsim si mësuese histori-gjeografie dhe prej 2018-ës si drejtoreshë e shkollës “Alush Grepcka”. Ajo flet për veprime tendencioze nga ana e Drap Fier dhe Zva Rroskovec, që e kanë shkarkuar me masa të ndryshme disiplinore.Masa e parë ka qenë për mësuesit e gjuhës, pasi nga Drap Fier u tha, se kishte më shumë mësues, se sa orë. Por Mimoza shpjegon, se përvec orëve të gjuhës ishin dhe orë të tjera që përfshiheshin si orë Veprimtari jashtë Klase, orë Arti Pamor etj. Në dijeni për ndarjen e orëve ishte drejtoresha e Zva-së Rroskovec, Brikena Cjapi. Kjo e fundit pranon, që ka patur dijeni, por thotë, që e ka në dorë Drap-i.Gjatë një inspektimi nga DRAP,Mimoza Kola tregon, se janë bërë disa rekomandime për planet vjetore dhe afatmesme, në një kohë kur po këto plane ishin miratuar nga Zyra Arsimore e Rroskovecit. Mimoza thotë, se pas këtij momenti nuk u prit gjatë, por u thirr nga Drap, për të zgjidhur kontratën e punës.Në shkollën në fjalë vazhdon të punojë një mësuese e edukimit fizik, Mirela Kacili, pa dokumentacion të rregullt.Për të ZVA-ja i ka kërkuar të nxjerrë jashtë profilit, por sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Alqi Kushi,i ka kërkuar të mos ia zgjidhë kontratën.Zoti Kushi thotë, se nuk kujtohet për këtë rast.

S'KA KOMENTE