Zv/ministrja e shendetesise ‘presion’ atyre që refuzojnë vaksinën

Zv/ministrja e shendetesise ‘presion’ atyre që refuzojnë vaksinën

144
SHPËRNDAJE

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, i ka bërë ‘presion’ kategorive që e kanë me detyrim vaksinimin, duke u shprehur se ata që refuzojnë të marrin vaksinën do të duhet të provojnë çdo 3-5 ditë që janë negative në testin Covid.

Gjithsesi, Mira Rakacolli tha bë ‘Top Neës’ se gjithësecili e ka në dorë vetë vendimin, por ajo shtoi se testi PCR aq i shpeshtë ka kosto.

“Kur jeton në një komunitet çdokush ka përgjegjësi qytetare për të gjithë. Një person i cili nuk pranon të vaksinohet është vendimi i tij, edhe pse sipas nesh është zgjedhje e gabuar, por ai në ato intervale kohore që quhet nga ekspertët të arsyeshme duhet të sjellë vazhdimisht provë për PCR, por kjo ka kosto. Çdo 3-5 ditë duhet të çosh PCR-në,” u shpreh zv/ministrja.

Komiteti Teknik ka vendosur që mësuesit, mjekët dhe studentët e kanë me detyrim vaksinimin, ose përndryshe do të duhet të provojnë me teste PCR shumë shpesh se nuk janë të infektuar, pasi konsiderohet grupe me ndikim të madh në shoqeri.

S'KA KOMENTE