Zjarrvenie te qellimshme , policia ne Fier dhe disa rrethe procedon autoret

Zjarrvenie te qellimshme , policia ne Fier dhe disa rrethe procedon autoret

541
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka zbardhur zjarrvëniet e qëllimshme në vend. 

Si rezultat i masave janë zbardhur 3 raste të zjarrvënies dhe janë proceduar penalisht 3 autorët e dyshuar. 

Rastet janë evidentuar në Dibër, Tiranë dhe Fier. 

Njoftimi: 

Policia e Shtetit 

Masa të shtuara për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme. 

Masat, në bashkëpunim me pushtetin vendor, Policinë Pyjore dhe me shërbimet zjarrfikëse. 

Si rezultat i masave janë zbardhur 3 raste të zjarrvënies dhe janë proceduar penalisht 3 autorët e dyshuar. 

Gjatë dy ditëve të fundit, janë zbardhur edhe 6 raste të tjera të zjarrvënies, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Kukës dhe 1 në Fier. Për këto raste janë proceduar penalisht 6 shtetas. 

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, janë proceduar penalisht 3 shtetas, në Dibër, Tiranë dhe Fier, konkretisht: 

DVP Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë proceduan penalisht shtetasin H. A., 54 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ka ndezuar zjarr në fshatin Vajkal dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. 

DVP Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin I. I., 49 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Zgure, në Kodër Luce, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. 

DVP Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin A. Rr., 53 vjeç, pasi në fshatin Cfir, ka ndezuar zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj. 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, që të tregojnë kujdes gjatë hedhjes së sendeve që shkaktojnë zjarr dhe gjatë përdorimit të lëndëve djegëse, ndërsa femerët dhe blegtorët të mos vendosin zjarr për asnjë qëllim, në pronat e tyre apo në pyje, për të hapur sipërfaqe kullosore, pasi do të përballen me ligjin. 

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

S'KA KOMENTE