Zjarri në Përmet jashtë kontrollit,flakët perparojne duke djegur dhjetra ha pyje...

Zjarri në Përmet jashtë kontrollit,flakët perparojne duke djegur dhjetra ha pyje e kullota

238
SHPËRNDAJE

Është përkeqësuar situata me zjarrin në fshatin Krutal te Permetit aty ku deri më tani janë djegur 13 hektarë kullota dhe 10 hektarë shkurre.

Terreni i thepisur e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka të zjarrfikësve apo banorëve të zonës. Ndërhyrja nga ajri është i domosdoshëm për të mbërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Në kulmin e sezonit veror, kur temperaturat janë mbi 40 gradë celcius, Shqipëria po përballet me vatra të shumta zjarri përreth vendit. Aktualisht zjarret janë aktive në Përmet, Këlcyrë, Vlorë, Durrës, etj.

S'KA KOMENTE