Zjarri në Patos del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH...

Zjarri në Patos del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

811
SHPËRNDAJE

Zjarri i cili doli jashtë kontrollit pas djegies së mbeturinave në fshatin Ofiçinë të Patosit po vijon përhapjen e tij në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mesohet se deri tani është shkrumbuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë dhe autori i zjarrvënies.

Situata vijon të mbetet kritike ndërsa në zonë ndodhen dhe disa puse nafte. Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nenstacioni elektrik.

Sakaq, për shkak të zjarrit OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

S'KA KOMENTE