Zjarri në banesat ne Berat, dyshohet se kanë humbur jetën babë e...

Zjarri në banesat ne Berat, dyshohet se kanë humbur jetën babë e bir

65
SHPËRNDAJE

Si pasojë e një zjarri që ka rënë gjatë natës në Berat dhe ka përfshirë 4 banesa, dyshohet se kanë humbur jetën 3 persona. Janë fqinjët ata që tregojnë detajet e momenteve të tmerrit, kur janë zgjuar nga gjumi si pasojë e asfiksisë, dhe thonë se në banesën që ka pësuar dëmet më të mëdha jetonin bab e bir Jovan dhe Mateo Vangjeli, dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një shok i të riut.

Ata dëshmojnë se babai ka qenë i paralizuar, dhe kjo mund të ketë vështirësuar daljen e tij nga banesa, ndërkohë që Policia e Beratit tregohet tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve. Siç mund të shihet dhe na pamjet banesa, ku jetonin tre viktimat e dyshuara është shkrumbuar totalisht.

“Nga ora 12 e dëgjuam ne, unë po mbytesha se kam alergji, më vjen djali mua dhe më thotë ”mami ça ke”, kur dalim ne në tarracë shohim zjarrin. Tek ajo shtëpia që u dogj jeton babai bashkë me të birin, thonë që ka qenë dhe shoku i djalit. Ata kishin bodrum dhe dyshohet se ka rënë dyshemeja, se ka qenë me dërrasa”, shprehen fqinjët.

‘I ati është i paralizuar, kurse i biri pinte çik alkool, thonë se është edhe shoku i djalit, po se është se jo ne nuk e dimë’,dëshmon një tjetër fqinje.

Ndërkohë që në njoftimin zyrtar të policisë, nuk thuhej nëse kishte persona të lënduar si pasojë e zjarrit, ndërsa pranë banesave ndodhet dhe një karburant dhe fatmirësisht zjarri nuk e ka përfshirë, pasi ngjarja mund të merrte përmasa edhe më tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE