Zjarret në Greqi, arrestohen 79 persona, 20 vetë kanë humbur jetën brenda...

Zjarret në Greqi, arrestohen 79 persona, 20 vetë kanë humbur jetën brenda 1 jave

56
SHPËRNDAJE

Në Greqi situata me zjarret mbetet alarmante, ku pas 1 jave flakët po i afrohen gjithnjë e më shumë Athinës. Sipas të dhënave zyrtare nga shteti helen mbeten aktive 355 vatra zjarri.

Për zjarrëvënie të qëllimshme janë arrestuar deri tani 79 persona. Orët e fundit janë parandaluar vatra të reja në veriperëndim të Athinës. Gjatë kësaj jave kanë humbur jetën 20 vetë prej zjarreve.

Ministri Vasilis Kikilias bëri thirrje në media ndaj atyre që vënë zjarre në mënyrë të qëllimshme se po kërcënojnë jetë njerëzish.

Vatra më e madhe e zjarrit mbetet ajo pranë qytetit port të Aleksandropulis, më e madhja e regjistruar ndonjëherë në një vend të Bashkimit Europian

S'KA KOMENTE