Nje zjarr ka rene kete pasdite ne zyrat e drejtorise arsimore ne Fier. Sipas informacioneve te para mesohet se zjarri ka rene ne zyrat e katit e dyte te drejtorise arsimore nderkohe qe sherbimi zjarrfikes ka shkuar ne vendngjarje . Ende nuk dihet nese zjarri i rene eshte i qellimshem

Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.