Zjarr e tymi mbulon banesat ne Radhime, njerëzit vrapojne ti shpetojne situates

Zjarr e tymi mbulon banesat ne Radhime, njerëzit vrapojne ti shpetojne situates

263
SHPËRNDAJE

Është përkeqësuar situata në Radhimë të Vlorës, aty ku ditën e sotme është krijuar një vatër e re zjarri.

Mesohet se njerëzit po lënë me shpejtësi shtëpitë e tyre, pasi që një tym i madh ka mbuluar zonën.

Zjarri u tha se ra fillimisht pranë një kabine elektrike, mirëpo tashmë flakët të ndihmuara nga era i janë afruar akoma më tej banesave, teksa tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Radhimë të Vlorës pranë kabines së energjisë elektrike diten e sotme. Konkretisht flakët janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes.

S'KA KOMENTE