Zinin hapesirat publike,sekuestrohen 24 çadra dhe 53 shezlongë ne Seman

Zinin hapesirat publike,sekuestrohen 24 çadra dhe 53 shezlongë ne Seman

213
SHPËRNDAJE

Seman/Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm.

Gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të qarkut Fier, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, Policia konstatoi një rast të zënies së hapësirës publike në plazhin e Semanit.

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 24 çadra dhe 53 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zëna në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë pa lejen përkatëse, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Z. S., 54 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE