Zhdukja e të riut në Fier, kushëriri: Fatjoni e ka pasur grua...

Zhdukja e të riut në Fier, kushëriri: Fatjoni e ka pasur grua nusen e djalit tim

6954
SHPËRNDAJE

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 është përpjekur të hedhë dritë sot mbi zhdukjen e 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj nga fshati Kreshpan i Fierit. Një histori brenda fisit, një i ri i zhdukur prej javësh, dy kushërinjtë e tij të akuzuar për rrëmbim dhe të arrestuar, dyshime për një lidhje me nusen e kushëririt, e dyshime për ekzekutim.

Në emision ka ardhur dëshmia e vëllait binjak por edhe e vëllait të dy personave të arrestuar për kërcënim dhe rrëmbimin e Fatjon Myrtaj.

Në lidhje telefonike kushëriri i Fatjon (i zhdukur) dhe Saimir Myrtaj akuzoi 29-vjeçarin e zhdukur se ka pasur lidhje me nusen e djalit të tij. Ai tha se Fatjoni merrej me drogë dhe ata mund ta kenë vrarë.

“Fatjoni nusen e djalit tim e ka pasur grua dhe ai aty gënjen. Atë vëlla nuk ia ka vrarë djali im. Ai merrej me drogë, ata e kanë vrarë. Nusja mi vodhi lekët dhe ia dha atij, nuk më ka kërkuar borxh. Çfarë gjaku, ai më ka turpëruar, nuk është kushëriri im”, deklaroi kushëriri në telefon.

Nga ana tjetër Saimiri, vëllai i Fatjonit tha se nuk nusja e kushëririt ka folur me motrat e tij dhe ka mohuar se ka pasur lidhje jashtëmartesore. Ajo ka thënë se ia ka dhënë lekët si vëlla.
Ndërsa gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar si opinioniste në emision deklaroi se deri tani nuk ka prova se Fatjon Myrtaj mund të jetë ekzekutuar.

“Nëse ky kushëriri paska pasur dijeni se ai merrej me drogë duhet të denonconte në polici. Kemi vetëm deponime deri tani, atë që ka thënë personi që e ka nxjerrë në pritë, por ende s’kemi prova të mbledhura. Perlati qe është i akuzuari kryesor nuk ka pranuar se ka lidhje me këtë histori”, tha Bezat.

(BalkanWeb)

S'KA KOMENTE