Zhduket prej tre ditësh 64-vjeçari djali njofton në polici

Zhduket prej tre ditësh 64-vjeçari djali njofton në polici

91
SHPËRNDAJE

Një 64-vjeçar është larguar nga banesa e tij prej tre ditësh dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur në Memaliaj ku djali ka denoncuar zhdukjen e babait të tij që më datë 25 qershor. Policia po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në datën 27.06.2022, në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasi S. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, se në datën 25.06.2022, babai i tij, shtetasi E. Xh., 64 vjeç, i cili vuan nga skleroza, është larguar nga banesa. Vijon puna për gjetjen e tij.

S'KA KOMENTE