Zhduket në Itali 50 vjeçari nga Fieri, do takohej me djalin

Zhduket në Itali 50 vjeçari nga Fieri, do takohej me djalin

6169
SHPËRNDAJE

U nis për të takuar djalin e tij në Itali, por zhduket sapo zbret në aeroportin e Catanias, në Siçili. Fjorentin Bardhi është 50-vjeçari nga Fieri, I cili që prej datës 28 qershor 2022 ka humbur çdo kontakt me familjarët, ndërsa këta të fundit kërkojnë ndihmën e emisionit për të rënë në gjurmët e tij.Pasditen e po të njëjtës ditë, të bindur se fluturimi kishte përfunduar, familjarët e telefonojnë 50-vjeçarin, por ai nuk përgjigjet.Kaluan disa orë dhe shqetësimi I tyre u rrit kur mësuan se ai nuk kishte mbërritur në shtëpi tek djali, madje edhe bashkëshortja e tij nuk kishte komunikuar me të.Vëllai i Fjorentinit, Nerman Bardhi

udhëtoi në muajin shtator në Catania ku dhe bëri një denoncim për zhdukjen e 50-vjeçarit, por ende sot kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga humbja e tij, nuk ka asnjë informacion.

S'KA KOMENTE