Zgjedhjet vendore. Rama e fillon nga Fieri

Zgjedhjet vendore. Rama e fillon nga Fieri

1368
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki më 6 mars. Mësohet se kryetari i PS-së, Edi Rama, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të selisë rozë, kanë mbledhur sot në një takim drejtues politik dhe deputetet e qarqeve ku ka zgjedhje. 

Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Ergys Gjença. 

Në vazhdën e diskutimeve mes Ramës dhe pjesëmarrëseve në takim ishte qarku i Fierit, pasi në bashkinë e Lushnjës do të mbahen zgjedhjet, pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut Fatos Tushe, i cili u arrestua për shpërdorim detyre. 

Takimi në fjalë zgjati rreth një orë.

S'KA KOMENTE