Zgjedhjet vendore/20 kandidatë ne verifikim, 3 të rrezikuar

Zgjedhjet vendore/20 kandidatë ne verifikim, 3 të rrezikuar

253
SHPËRNDAJE

20 kandidatë, përfshirë kryetar bashkie dhe këshilltarë, do të hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me ligjin e dekriminalizimit Mesohet se kur të kthejë përgjigje Prokuroria nëse janë prekur nga ligji, KQZ mund të vendosë për to.

Më i sulmuar nga ana e mazhorancës është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha ku pretendohet se është dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe për këtë arsye nuk duhet të regjistrohet. Megjithatë, siç raporton gazetarja, nga komunikimet me KQZ jo çdo dëbim është një arsye për të mos kandiduar pasi duhet ditur arsyeja.

“Për sa kohë Prokuroria e Përgjithshme, prej dy vitesh po e heton Rezeart Tushën dhe ende nuk ka kthyer një përgjigje, KQZ është e detyruar ta lërë atë në garë dhe ndoshta edhe nëse fiton, kryetar bashkie dhe nuk mund të marrë një vendim për të në themel sepse nuk dihet zyrtarisht se pse Zvicra e ka dëbuar atë.”, tha gazetarja.

E njëjta gjë vlen edhe për Kreshnik Hajdarin e PS në Kuçovë dhe për Qerim Ismailaj në Mallakastër. Por pavarësisht se janë regjistruar, KQZ do të dërgojë për verifikim këta individë që pretendojnë se kanë probleme së bashku me rreth 17 kandidatë për këshilla bashkiakë që kanë deklaruar në formularin e tyre problematika të vogla.

S'KA KOMENTE