Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Balla dhe Braçe takim me banorët...

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Balla dhe Braçe takim me banorët në Krutje: Aleanca jonë është vetëm me qytetarët

74
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Balla dhe Braçe takim me banorët në Krutje: Aleanca jonë është vetëm me qytetarët

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme te 6 Marsit, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Krutje në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla theksoi se nëse investojmë në sport si duhet ne largojmë rininë nga veset, ndaj ka ardhur koha të fokusohemi në investime sportive sidomos në zonat ku sportet kanë histori.

“Kërkojmë votëbesimin tuaj për Eriseldën në 6 mars në Krutje dhe në të gjithë Lushnjen për një vajzë të kësaj zone, e cila të ketë mundësinë që të vijojmë punët e rëndësishme që ne kemi për të bërë. Duam të prekim çdo pjesë të Bashkisë Lushnje me investime të domosdoshme, duam që Edi Rama dhe Eriselda të punojnë sëbashku”, tha Balla.

Një falenderim Balla bëri për çdo bujk të zonës së Krutjes për punën e madhe që kanë bërë, të cilët përballuan më së miri pandeminë duke siguruar për popullsinë e Shqipërsë produktet me të mira në kohën kur çdo gjë u mbyll.
Problematikat e fermerëve të kësaj zone janë të shumta por ne duam të vazhdojmë të kontribuajmë më tepër në këtë drejtim duke vënë në punë edhe Bashkinë.

Çështjet e rëndësisë Kombëatre ne nuk kemi me kë ti diskutojmë në Parlamment, pasi nuk kemi opozitë dhe aleanca jonë është vetëm me qytetarët. Ndaj me Këshillimin Kombëtar Edi Rama do të punojë më tepët me popullin e tij.
Shumë njerëz e shohin politikën e shohin me përbuzje por jo të gjithë politikanët duhen përbuzur, Sali Berisha duhet përbuzur, por Eriselda Sefa është një vajzë prej jush, e cila po hyn në politikë sepse do ti shërbejë njerëzve të vetë.

Kandidati i Saliut dhe Ilirit duhet të jetë në një thes me ta ndërsa knadidati i Lulit është në gjumë njësoj si Luli ndaj, Eriselda njeh çdo hall dhe punë të bashkisë Lushnje dhe ka fituar respektin ndaj çdo donator të hyaj duke punuar mbi projekte të shumta në këtë bashki.

S'KA KOMENTE