Zgjedhjet e 25 prillit do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mjaft shtrenjtë.

Zgjedhjet e 25 prillit do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mjaft shtrenjtë.

47
SHPËRNDAJE

Deri tani janë rreth 35.5 milionë dollarë të parashikuara nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet, të cilat edhe mund të rriten në vijim, duke e bërë Ministrinë e Financave të parashikojnë edhe shtesa të reja nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Jo më larg se kjo fundjavë është publikuar në Fletoren Zyrtare shifra prej 130 milionë lekësh apo rreth 1.3 milionë dollarësh që do t’u shpërndahet partive politike për të përballuar kostot e fushatës. Shuma është sa dyfishi i fondeve që partitë përfituan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Ndërkohë që pak ditë më parë Ministria e Financave paraqiti në Kuvend kostot buxhetore për sistemin e identifikimit biometrik, I cili do t’u kushtojë xhepave të taksapaguesve shqiptarë jo pak, por rreth 24 milionë dollarë, apo rreth 20 milionë euro. Shifër që shkaktoi jo pak debate në Kuvend, duke parë se deputetët e opozitës pretenduan se shifra fillestare për të cilën partitë kishin rënë dakord ishte rreth 15 milionë euro. Paralelisht, Ministria e Financave I ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond prej rreth 10 milionë dollarësh që do përdoret për të mbuluar kostot e procesit të votimeve.

S'KA KOMENTE