Zgjedhjet e 25 Prillit/ Celibashi: Kanë nisur hetimet për manipulimet gjatë procesit...

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Celibashi: Kanë nisur hetimet për manipulimet gjatë procesit zgjedhor, SPAK ka bërë 10 kërkesa për informacion

108
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka postuar në rrjetin e tij social Twitter, ku ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për manipulimet zgjedhore dhe gjithashtu ka informuar se janë bërë 10 kërkesa për informacion nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Pukës dhe Elbasanit.

Sipas Celibashit, në KQZ , kanë mbërritur kërkesa të ndryshme nga prokuroritë e rretheve, në mënyrë që t’u vihen në dispozicion pamjet filmike gjatë procesit zgjedhor por edhe gjatë procesit të numërimit. 

Në bazë të kërkesave, kanë nisur hetimet për përpjekje të manipulimit zgjedhor, për përdorimin më shumë se 1 herë të shenjës së gishtit në pajisjen e identifikimit elektronik. 

S'KA KOMENTE