Zgjedhjet e 25 prillit, afati i fundit sot për dorëzimin e listave...

Zgjedhjet e 25 prillit, afati i fundit sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

49
SHPËRNDAJE

Dita e sotme është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.

KQZ ka përcaktuar si afat të fundit ditën e sotme për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni deri në orën 23:59.

Partia Demokratike dhe 12 parti të tjera aleate do të dalin me një listë të përbashkët, ndërsa Partia Socialiste dhe LSI do të dalin me listat e tyre pa asnjë koalicion.

Ndonëse duket se në listat e kandidatëve për deputetë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ato të 2017, dy forcat kryesore politike janë kujdesur të sjellin edhe risi.

Kreu i qeverisë kërkon mandatin e tretë duke përfshirë dy figurat publike të rindërtimit dhe pandemisë, Luljeta Bozon dhe Najada Comon.

Deri më tani palët kanë prezantuar disa prej kandidatëve, megjithatë renditja e tyre në lista do të zbulohet vetëm gjatë ditës së sotme.

S'KA KOMENTE