Një aksident ka ndodhur 40 minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një fugoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.
Fëmijët janë përplasur në xhamin e përparmë të mjetit dhe kanë shembje të lehta.Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Burimet policore bëjnë me dije se pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë.