Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky “kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Ajo do të shkaktojë luftë botërore”. Këtë ai e tha në një intervistë për programin “World News Tonight” të ABC. Zelensky më tej thekson se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte: “Të gjithë ata që erdhën në tokën tonë, të gjithë ata që dhanë urdhrat … janë të gjithë kriminelë lufte”.