Mbrëmjen e së hënës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Neos Kozmos të Athinës.
Disa persona kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të një lokali, ku mbeti i vrarë 54-vjeçari Edmond Llangozi dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Milhali.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr.
Mediat greke kanë raportuar se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, por po hetohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.