Zbulohet raporti sekret /2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

Zbulohet raporti sekret /2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë

196
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka në dorë një raport sekret, i cili paralajmëron se në kufijtë e Greqisë me Turqinë do të ketë shumë shpejt rreth 2 milion refugjatë afganë .

Lajmin e bën me dije gazeta TA NEA e fundjavës, e cila thekson se raporti në fjalë parashikon rreth Krishlindjeve një shpërthim kolosal të fluksit të emigrantëve, ndërsa ka referenca edhe për incidente të nxehta me Turqinë në kufirin lindor me të, përgjatë lumit Evro, si ato që kanë ndodhur para një viti e gjysmë.

Nuk do të pranojmë të jemi porta drejt Evropës për flukset e emigracionit të paligjshëm si në periudhën 2015-19, ka deklaruar në parlament ministri grek i Emigracionit, që ka theksuar se përpjekjet e qeverisë kanë sjelle një ulje prej 86% të fluksit të refugjatëve. Këtë fakt ka përmendur nga Serbia ku ndodhet për vizite edhe kancelari austriak që ka folur për kontributin e Greqisë në ruajtjen e kufijve të saj që janë edhe kufijtë e jashtëm të BE -së.

“Emigrantët (nga Afganistani) nuk duhet të lejohen të vijnë në Evropë. Kjo është arsyeja pse në këtë moment, mbrojtja e kufirit është kaq e rëndësishme. Është e rëndësishme për të parandaluar emigrimet ilegale dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Kufijtë e jashtëm të BE -së tani janë më mirë të mbrojtur sesa ishin disa vite më parë. Tani, Greqia po përpiqet shumë për të mbrojtur kufijtë e saj dhe Gjermania gjithashtu ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj emigrantëve”, tha Sebastian Kurz, kancelari i Austrisë.

Raporti që ka në dorë Mitsotakis dhe që është vlerësuar si jashtëzakonisht sekret, analizon të dhënat që do të dalin në javët e ardhshme, ndërkohë që talebanët po konsolidohen në pushtet. Sipas skenarit të mirë për Greqinë, do të mbërrijnë me shpresën për të kaluar në Evropë, rreth një milion refugjatë, të cilët do të detyrohen të largohen nga Afganistani pasi talebanët të marrin kontrollin.

Këta janë kryesisht familje dhe individë që ose kanë bashkëpunuar me regjimin e mëparshëm ose kanë frikë se çfarë do të ndodhë në vend.

Ndërsa skenari më i keq dyfishon numrin e refugjatëve që lëvizin nga Afganistani në perëndim, duke i çuar në dy milionë. Raporti përmend gjithashtu mundësinë e mbërritjes në Greqi e më pas në shtetet e BE të xhihadistëve të rrezikshëm, apo terroristëve të mundshëm, të cilët do të nxitojnë të përfitojnë nga kriza e re dhe fluksi i refugjatëve për të kaluar kufirin evropian.

S'KA KOMENTE