Zbulohet pse i ktheu KQZ-ja listat PD-së: Nuk kanë respektuar as kuotat...

Zbulohet pse i ktheu KQZ-ja listat PD-së: Nuk kanë respektuar as kuotat gjinore

259
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer listat e kandidatëve për deputetë thuajse të gjitha forcave politike të regjistruara për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mes tyre është edhe Partisë Demokratike dhe partive që janë në koalicion me të, për të cilën përfaqësuesi i KQZ-së u shpreh se në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore. Ndërkaq në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë.

“Është regjistruar si subjekt zgjedhor. Ka paraqitur në KQZ listat shumë-emërore. Është bërë verifikimi dhe janë konstatuar mangësi, në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, dhe Korçë listat kanë tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve dhe kanë mospërputhje të tjera ligjore. Në qarkun Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore. I kërkoj KQZ të kthejë listat zgjedhore të Partisë Demokratike, Aleanca për ndryshim”, deklaroi Celibashi.

KQZ verifikoi se Basha ka dorëzuar në KQZ shumë emra kandidatësh pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini.

159266349_709723829724543_4333544747974771395_n_copy.jpg

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të dorëzojnë nga e para të gjithë dokumentacionin, edhe në qarqet ku nuk janë gjetur problem.

“Kodi Zgjedhor përcakton që dokumentacioni kthehet i gjithi. Ju mund të risillni atë dokumentacion për qarqet ku nuk ka problem ndërsa aty ku ka problem do bëni korrigjimet. Jam dakord që të listohet natyra e korrigjimit që duhet të bëhet nga ana juaj”, tha Celibashi.

158910148_3950658188289629_6756795109000352274_n.jpg

Në përfundim të mbledhjes KQZ vendosi të kthejë listat për 6 forca politike: Partia Nisma Thurje, Partia Balli Kombëtar, Partia Bindja Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë, koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët.

S'KA KOMENTE