Zbulohet pronesia e makines se djegur ne protesten e opozites

Zbulohet pronesia e makines se djegur ne protesten e opozites

331
SHPËRNDAJE

Edhe pse Policia e Shtetit ishte kujdesur që e gjithë zona ku do të zhvillohej protesta të ishte e rrethuar dhe e zbarzët nga automjetet e qytetarëve, duke bërë të mundur kështu parandalimin e incidenteve të padëshiruarar, duket se kjo nuk u arrit.

Pa u kuptuar një makinë, e vetmja makinë që ishte parkuar para Kuvendit , u përfshi në flakë.

Disa protestues janë munduar që ta fikin atë, të tjerë kanë nxitur zjarrin.

Deri tani informacionet janë të pakta sa i përket pronarit të makinës apo dhe detaje të tjera.

Mësohet se makina ka qënë me benzinë, me targa AA707HT, dhe i përkiste një punonjësi të policisë të Komisariatit numër 1.

Ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me djegien e makinës, PD reagojë për këtë incident.

Nga reagimi i PD-së ajo nuk është djeguar aspak nga protestuesit, dhe pretendojnë se makina është lënë vetë nga policia në atë zonë. Sepse veç saj asnjë makinë private nuk ishte përpara Kuvendit.

S'KA KOMENTE