Zbulohet një tjetër sasi kokaine në kontenierin e bananeve ne portin e...

Zbulohet një tjetër sasi kokaine në kontenierin e bananeve ne portin e Durresit

111
SHPËRNDAJE

Një sasi droge është gjetur në një kontenier me banane në qytetin e Durrësit.

Mesohet se sasia e drogës që është gjetur, shkon ne 10 kg pas peshimit te lëndës narkotike nga autoritetet

Mësohet se Policia Kufitare po vijon kontrollet e mëtejshme në Port. Operacioni nuk ka përfunduar ende pasi po kontrollohen gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.

Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.

S'KA KOMENTE