30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati i arrestuar sot pas një super aksioni nga autoritete greke, rezulton të jetë kushëriri Alesio Xhelo nga Fieri, ose i të famshmit “Titi”.
Xhelo, ose ndryshe Titi, përdor edhe emrin Astrit Hasani. Ai është një person i shumëkërkuar në Greqi, i arratisur nga burgu grek në qershor 2019 duke marrë peng një police dhe i kapur në Vlorë me armë pa leje në muajin tetor 2019.
Që prej kësaj kohë nuk eshte degjuar per fatin e tij
Titi ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Zonë e Zografos ku u bë operacioni sot mesa duket kontrollohet nga ky grup, sipas mediave.
Në 2020 gjatë kontrolleve po në Zografo ku pati dhe shkëmbim zjarri, u kap shoku ingushtë i Titit dhe më pas u arratis nipi i tij.
