Zbulohet jashte mureve te Apolonise nekropoli i kohes romake ne shekullin...

Zbulohet jashte mureve te Apolonise nekropoli i kohes romake ne shekullin e 3-5 para krishtit

444
SHPËRNDAJE

Zbulohet jashte mureve te Apolonise  nekropoli i kohes romake ne shekullin e 3-5 para krishtit
 Nje ekspedite arkeologesh shqiptar ne bashkpunim me ARRSH kane arritur te ndjerrin ne siperfaqe nje zbulim te ri arkeologjik jashte mureve te Apolonise antike . Zbulimi ka ndodhur gjate punimeve për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë ku janë zbuluar gjurmët e një varreze masive antike te kohes romake si dhe një furrë e antikitetit të vonë.Varreza ndodhet jashtë murit rrethues të qytetit antik. Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të 3-5 para Krishtit.Arkeologu Vangjel Dimo eshte shprehur se ky zbulim ka nje domethenie pasi tregon se qyteti i Apolonise ka vijuar te egzistoje edhe jashte mureve te tij edhe pas periudhave te antikitetit te lashte . Zbulimi i furres per prodhimin e tjegullave dhe tullave eshte nje deshmi per vijimin e jetes ne kete periudhe qe daton peraferisht ne shekullin e 5 pas krishtit. 

Drejtuesi i punimeve Surja Lela eshte shprehur se ekspedita eshte ne pjesen me te rendesishme te germimeve pasi ndoddhen ne zbulimin e varrezave romake ku varret jane te ndara me parcela gje qe eshte e rralla ne keto zbulime ne shqiperi pasi ne keto parcela ka varre familjare . Lela eshte shprehur se megjithese po behet e mundur nje pune e madhe per zbulimin ne kete moment ka nje pauz per shkak te vendodhjes se varrezave prane kanalit ujites Vjose -Levan -Fier . Duhet qe ta germojme gjithe siperfaqen me qellim qe te nxjerrim ne siperfaqe te gjithe pjesen strukturore te varreve dhe te bejme dokumentimin e tyre.Megjithate brenda 30 diteve ne do te bejme te mundur zbulimin e varreve dhe dergimin e skeleteve ne hulumtimin nga antropologet nderkohe qe vendimarrja per fatin e ketij vendi dhe destinacionit te tij i takon keshillit kombetar te trashegimnise kulturore .Per profesorin dhe Arkeologun e njohur Neritan Ceka germimet dhe ky zbulim konsiderohet i nje rendesie te vecante pasi ndricon nje periudhe te rendesishme te zhvillimit te Apolonise qe i kalon edhe muret e Qytetit antik . Ne keto germime jane zbulluara struktura te urave te ndertuara ne shekullin e IV para eres sone dhe ky vend mbart nje kulture afro 700 vjecare

S'KA KOMENTE