Zbulohen dy emrat e përfolur për propozimin për President pas mbledhjes se...

Zbulohen dy emrat e përfolur për propozimin për President pas mbledhjes se thirrur nga Alibeaj

381
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në orën 14:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje me grupin Parlamentar të PD, ku do të diskutohet lidhur me propozimet për emrin e President të ri.

Mesohet se dy emrat që po qarkullojnë si propozime për President, janë ai i Visar Zhitit dhe Neritan Cekës.

Ish deputet dhe ish ministër i Kulturës, Visar Zhiti është shkrimtar, ish i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, dhe diplomat.

Neritan Ceka është një arkeolog, profesor dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë nga 27 korriku 1997 deri më 18 prill 1998.

S'KA KOMENTE