Zbulohen detaje te tjera nga vrasja ne Fier e 67-vjeçarit

Zbulohen detaje te tjera nga vrasja ne Fier e 67-vjeçarit

5163
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen që ndodhi në fshatin Mbrostar Ura në Fier, ku një 67-vjeçar është gjetur i vrarë me thikë. Ngjarja u zbulua rreth orës 06:40 nga banorët e zonës

Shtetasi Petraq Gjika, dyshohet se është vrarë me thikë. Ai u gjet i pajetë në serën ku punonte si roje. Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës. Ngjarja u zbulua rreth orës 06:40 nga banorët e zonës.Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE