Zbulohen denoncimet në e-mailin e kryeministrit Rama

Zbulohen denoncimet në e-mailin e kryeministrit Rama

109
SHPËRNDAJE

Hakerat publikojnë e-mailet e kryeministrit Edi Rama. Ne faqen homelandejustice.ru është bërë publike një direktori e-mailesh që thuhet se janë të kryeministrit EDI RAMA. Në direktori gjenden me mijëra dokumente, komunikime të kryeministrit, ankesa të qytetarëve, zyrtareve, biznesmenëve për procedura të shumta të lidhura me qeverinë, ftesa evenimentesh, lista projektesh, etj.

Kështu për shembull në një prej tyre që mban datën 26 tetor 2021 Komisar Lefter Bardhosh Shehu, që thotë se është oficer në policinë e burgjeve, dhe me detyrë në burgun e Vlorës, ankohet për drejtorin e tij Engjëllush Avdulaj për një sërë problematikash. Ai thotë se i drejtohet Rames drejtpërdrejt, pasi nuk ka me besim te Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në një emali tjetër gjendet harta e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, ndërsa në një dokument të nëntorit 2020 konsulli i Kharkivit në Ukrainë i uron kryeministrit 108 vjetorin e pavarësisë.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat gjenden CV të shumta për profesione të ndryshme. Ka ankesa edhe për legalizimet, për tenderat dhe mos promovime ne detyrë. Kështu një qytetar i quajtur Idlir Sulstarova ankohet së ka fituar një vend në administratën publike në ministrinë e arsimit.

Në një rast një qytetar nga Bangladeshi i drejtohet kryeministrit duke e uruar për mandatin e tretë dhe i ofrohet si ndërlidhëse biznesesh mes dy vendeve.

Rifat Mahmood:

Unë punoj si lidhës dhe specialist i zhvillimit të biznesit dhe aktualisht organizoj dhe përparoj një konsorcium sipërmarrësish dhe biznesesh me të njëjtin mendim, të cilët besojnë se sipërmarrjet bashkëpunuese mund të sjellin rezultate pjellore për të rritur dukshmërinë, strategjinë, fitimet dhe rritjen e kompanisë. Ne kemi një konsorcium të përbërë nga ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha me vite përvojë praktike.

Anëtarët tanë të konsorciumit mund të ofrojnë shërbime 360 gradë që lidhen me linjën e biznesit të klientëve. Unë kam vendosur terren në sektorët e mëposhtëm duke mbajtur një bazë të dhënash të kontakteve, duke zgjeruar mundësitë e kontaktit dhe duke mbajtur një marrëdhënie pune. Unë e përdor lidhjen për të fituar informacion të vlefshëm për industrinë, për të bërë shitje strategjike dhe për të marrë drejtim në zhvillimin e produktit. Për më tepër, unë jam shumë i lidhur me grupe të mëdha biznesi dhe konglomerat në Indi, Kinë dhe Bangladesh.

Një ditë më parë hakerat hapën një sondazh, ku kërkonin se e-mailet e kujt zyrtari të lartë donin qytetaret të publikoheshin më parë.

S'KA KOMENTE