Zbulimi i madh nafte ne ‘Shpirag 4’, Shell: Priten mijëra fuçi nafte...

Zbulimi i madh nafte ne ‘Shpirag 4’, Shell: Priten mijëra fuçi nafte në ditë

552
SHPËRNDAJE

Një zbulim i rëndësishëm vjen nga sektori i fushave naftëmbajtëse në Shqipëri, ku pas testimeve të para të të Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, janë  konfirmuar potenciale të rëndësishëme nafte të lehtë.

“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”

Testimi i parë i disa ditor i pusit ka rezultuar përtej pritshmërive, duke siguruar disa mijëra fuçive nafte në ditë.

Por volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu mbetet për tu përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

S'KA KOMENTE