Zbardhet skema e vjedhjes se 1,5 mln $, hetimi pas kallezimit nga...

Zbardhet skema e vjedhjes se 1,5 mln $, hetimi pas kallezimit nga Albpetrol

1288
SHPËRNDAJE

Zbardhet skema e vjedhjes së 1.5 milion dollarëve amerikan nga drejtorët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Për këtë skemë mashtrimi është shpallur në kërkim drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci, i cili dyshohet se është njoftuar për operacionin e arrestimit dhe është arratisur në Turqi, ndërsa në kërkim është dhe biznesmeni Isuf Berbei, pronar me shumicë aksionesh i kompanisë së naftës “Phoenix Petroleum”sh.a.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë pas hetimeve 4 vjeçare ka zbardhur skemën e mashtrimit, dhe lëshoi urdhër arrestet për zyrtarët e AKBN dhe dy biznesmenë. 

GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TIRANE:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.1340 për veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuara nga nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e materialeve të dërguara në këtë prokurori nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Hetimet kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol”sh.a.

Ka rezultuar se shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Klodian Gradeci, ish-drejtor i AKBN-së është shpallur në kërkim nga Policia pasi Prokuroria e Tiranës një ditë më parë ka urdhëruar arrestimin e tij, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të kësaj Agjencie shtetërore.

Një super-operacionin është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga oficerët e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, menjëherë sapo Prokuroria kishte lëshuar urdhër-arrestet për zyrtarët e drejtorisë së Hidrokarbureve. Urdhër-arrestet janë firmosur pasi këta zyrtarë akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Një ditë më parë është me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar:

-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN (Në arrest shtëpie)

-Simon Marku

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur ish-drejtori i AKBN për kohën kur ka nisur hetimi i Prokuorisë, Klodian Gradeci, dhe biznesmeni Isuf Berberi i cili dyshohet se për të përfituar ka ngritur një kompani fantazmë e quajtur “Phoneix Petroleum”. Në raportin e Prokurorisë thuhet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 1.5 milion dollarëve, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4.5 vite.

Prokuroria e Tiranës dyshon se operacioni është dekonspiruar pasi ish-drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci një ditë para se të ekzekutoheshin urdhër-arrestet është larguar drejt Turqisë, çka tregon se ai ka pasur dijeni për këtë operacion. Klodian Gradeci ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Ndërkohë, biznesmeni Isuf Berberi është ende në kërkim. Ky i fundit është përballur dhe më herët me autoritetet pasi Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave i kanë bllokuar një vit më parë 298 ton karburant komapanisë FIN PEK Petroleum, komapni ku Berberi rezulton ortak.

S'KA KOMENTE