Zbulohet identiteti i 67 vjecarit te vrare ne Fier

Zbulohet identiteti i 67 vjecarit te vrare ne Fier

349
SHPËRNDAJE

Zbulohet identiteti i 67-vjeçarit që u gjet i vrarë sot në një serë në Mbrostar Ura të Fierit. 

Shtetasi Petraq Gjika, dyshohet se është vrarë me thikë. Ai u gjet i pajetë në serën ku punonte si roje. Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës. Ngjarja u zbulua rreth orës 06:40 nga banorët e zonës.Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që objekti është i pajisur me kamera sigurie.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE