Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan: Shtabi i PD pikasi makinën me...

Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan: Shtabi i PD pikasi makinën me para, thërret Policinë

509
SHPËRNDAJE

 Zbardhet dinamika e vrasjes së Pjerin Xhuvanit  në qytetin e Elbasanit pasditen e sotme, ndërsa dy persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur, mes tyre një efektive Policie.Pjerin Xhuvani, drejtori I fondit të detyrueshëm shëndetësor është ekzekutuar pak minuta më parë, rreth orës 14.00 në qytetin e Elbasanit në lagjen “5 Maji”. Xhuvani ka qenë zyrtar I PDIU në këtë qytet, ndërkohë që është bashkuar me këtë forcë politike në vitin 2017.

Në përplasjen me armë, ku janë dëgjuar 20 të shtëna sipas dëshmitarëve, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, një prej të cilave është punonjëse policie femër, e Shqiponjave.

Shtabi elektoral I PD ka hasur një mjet që e ka ndaluar. Kanë thirrur menjëherë policinë, raporton newsbomb.al. Dhe sipas informacioneve paraprake, në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi I zjarrit mes grupeve dhe policisë.

Pjerin Xhuvani nga shkembimi i zjarrit ka mbetur I vrarë. Ndërkohë ka edhe dy të plagosur.

Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”.

S'KA KOMENTE