Zbardhen emrat e pare ne kandidimin per kreun e PS FIER

Zbardhen emrat e pare ne kandidimin per kreun e PS FIER

6410
SHPËRNDAJE

Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit.

Para pak ditesh ne nje prononcim te tij pas takimit me anetaresin e PS ne Fier drejtuesi politik i PS per Qarkun Fier Taulant Balla ka ftuar te gjithe socialistet qe e ndjejne veten te afte per te kandiduar ne baze te kritereve te percaktuara ne kete gare te behen pjese e saj.
Pas kesaj thirrje kane dale edhe emrat e pare te cilet kane paraqitur cv dhe plotesuar formularin per kreun e kesaj partie ne Fier.

Sipas informacioneve brenda selise roze ne PS Fier kandidatet e pare qe kane shprehur vullnetin dhe kane bere gati formularin per tu bere pjese e kesja gare jane –Ervin Bushi ( ish krt i FRESSH, Fier),-Ramion Kurti ( Sekrt Organizativ ne PS ,ish krt PS Rajoni3) -Themion Mile( ish krt i FRESSH bashkia Fier, –Vasil Bregu ( ish prefekt i Qarkut Fier)Alkida Curra (krt organizate ne PS Fier.

Ne diten ne vazhdim pritet qe listes se kandidateve ti shtohen edhe emra te tjere deri ne dt 25 maj kur pritet qe emrat e kandidateve paraqiten në Asambletë Socialiste të Bashkive; gjithashtu një kopje dërgohet elektronikisht pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në adresën e e-mailit: sektoriorganizimit@gmail.com”, thuhet në udhëzim. 

Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor. 

S'KA KOMENTE