Zbardhen dy emra të tjerë të cilët kanë rënë pre e vjedhjes...

Zbardhen dy emra të tjerë të cilët kanë rënë pre e vjedhjes nga Rozeta Dobi

569
SHPËRNDAJE

Zbulohen dy emra të tjerë që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.

S'KA KOMENTE