Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar

454
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

S'KA KOMENTE