Vriten edhe dy komandantë të lartë rusë

Vriten edhe dy komandantë të lartë rusë

49
SHPËRNDAJE

Janë vrarë edhe dy komandantë të tjerë të lartë rusë, raporton BBC. Më tej, media britanike shton se njëri prej tyre, është vrarë nga trupat e tij. 

Bëhet fjalë për oficerin komandues të brigadës së 37-ë, i cili është vrarë qëllimisht nga trupat e tij për shkak të humbjeve të mëdha që i janë shkaktuar njësisë që drejtonte.

“Kjo thjesht jep një pasqyrë në ndoshta disa nga sfidat morale që kanë forcat ruse,” shtuan ata.

Megjithatë, raporte të tjera sugjeruan se koloneli – i quajtur Yuri Medvedev – kishte pësuar lëndime në këmbë dhe ishte evakuuar në Bjellorusi.

Një gjeneral i shtatë (komandant i Ushtrisë së 49-të të Armëve të Kombinuara) u vra gjithashtu. Kremlini nuk i është përgjigjur ende pretendimeve.
Mediat flisnin ditët e kaluara për një njësi ekzekutimi dërguar nga Kremlini, që kishte si qëllim eliminimin e personave që dezertonin në luftë. Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë ofensivës së Rusisë në Ukrainë janë vrarë disa komandantë të lartë. Madje, ka raporte se ushtria e Putinit është duke u drejtuar pa asnjë udhëheqës në luftë, e kjo sipas analistëve është fakti që kanë pësuar humbje të shumta dhe se pushtimi nuk po shkon sipas parashikimeve.

S'KA KOMENTE