Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me dashnorin nga Strumi, Fier,Prokuroria kërkon...

Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me dashnorin nga Strumi, Fier,Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësit

6858
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin, të akuzuar për vrasjen dhe djegien e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir. Viktimat janë vjehrra dhe bashkëshorti i 32 vjecares ne Vlore, e cila kishte një lidhje të fshehur jashtë martesore me Kasëm Pirjasin nga Strumi Fier 26 vjeç.

Në vitin 2018, ku u shfaq në sallën e gjyqit për të rrëfyer krimin, Kasëm Pirjasi u shpreh: “I vrava se nuk takoja dot Hysnijen”. Ndërsa Hysnije Hoxhallari ka pranuar se nuk ka gisht në vrasje.

“Unë nuk kam gisht në vrasje. Kam fshirë hanxharin dhe njoftova policinë se ka rënë zjarr në banesë në orët e para të mëngjesit,”- ka thënë e dashura e vrasësit.

Ngjarja …Selkie dhe Olsi Hoxhallari u vranë mbrëmjen e 21 Janarit, në shtëpinë e tyre në lagjen ‘1 Maji’ të Vlorës. Ata u goditën me sëpatë dhe më pas banesës iu vu flaka me qëllim që të fshihnin gjurmët.

Fillimisht u mendua se vdekja e tyre kishte ardhur për shkaqe aksidentale, por shumë shpejt policia krijoi dyshime se bëhej fjalë për vrasje.

në pranga përfundoi nusja Hysnie Hoxhallari, si dhe Kasëm Pirjasin, të akuzuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, ata i dhunuan viktimat për vdekje dhe më pas i dogjën për motive të dobëta.

Vetëm një javë pas krimit, nusja 32-vjeçare do të shfaqej para mediave e frikësuar për jetën e saj dhe fëmijës 5-vjeçar, në përpjekje për të hequr çdo dyshim prej saj.

 

S'KA KOMENTE